Rikthehen hajnat në Gjonaj të Hasit.
Tri shtëpi janë thyer nga hajnat në Gjonaj të Hasit.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se rastet janë duke u hetuar .
“Rastet jemi duke i hetuar “, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.
Fshati Gjonaj ka qenë cak i hajnave në fillim të këtij viti.
Banorët patën kërkuar nga policia që të marrin masa në parandalimin e tyre.