Hajnat thyejnë zyrat e Bashkësisë Islame, vjedhin para

16:27 | 14 Janar 2022

Hajnat thyejnë zyrat e Bashkësisë Islame në Kamenicë.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm janë vjedhur dhe demoluar zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë.

Përmes një njoftimi në Facebook, BIK-u ka njoftuar se konisderohet se u janë marrë rreth 1 mijë e 86 euro.

“Kryetari i KBI-së në Kamenicë Ferid ef. Dërmaku ka njoftuar se objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 Euro. Po ashtu, ata kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit”, thuhet në njoftim.

Poashtu theksohet se rasti është raportuar në Polici, teksa KBI në Kamenicë ka apeluar te institucionet e sigurisë që rasti të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

Komento: