
Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda një banese në Prishtinë, ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e viktimës f/k, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Rasti nën hetime”.