
Një person është paraqitur në stacionin policor në Obiliq dhe ka pranuar se kishte kryer një vjedhje që kishte ndodhur dy ditë më parë.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e diel.
Pas intervistimit nga hetuesit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa procedurat hetimore për rastin po vazhdojnë.