Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht

11:03 | 17 Nëntor 2026

Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht që do të konsiderohet i kryer pas një viti nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër.

Kuçi u shpall i pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 18 të aktakuzës, por fajtor për mosbindje ndaj gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 19 të aktakuzës.

“Për këtë vepër penale, ju shqiptohet dënim me kusht, me burgim njëmujor që do të konsiderohet i kryer pas një viti nëse s’do të kryeni gjatë asaj periudhe asnjë vepër tjetër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, tha gjykatësi.

Komento: