Hajvalia 2020, klubi më i ri i futbollit në Kosovë

18:08 | 10 May 2020

Futbollit Kosovar i është shtuar edhe një klub

Bëhet fjalë për F.C Hajvalia 2020, e cila edicionin e ri do të nisë garat nëpër të gjitha kategoritë e grupmoshave, të prira nga ekipa e parë.

Sipas zyrtarëve të këtij klubi të ri, synimi i tyre nuk do të jetë vetëm avancimi në ligat mësipërme apo pjesëmarrja në gara. Hajvalia synon që në vecanti për nxënësit e kategorive të reja, të krijoj një platfomrë socializimi dhe edukimi që kalon kufinjtë e sportit.

“Hajvalia tashmë ka mbi 20 mijë banorë dhe me asnjë klub sportiv. Ka qenë mëkat që gjithë ai potencial rinor për disa vite me radhë ka mbetur i pashfrytëzuar. Prandaj, ne jemi mbledhur shumë shokë dhe ish futbollistë, brenda dhe jashtë Kosovës, dhe kemi vendosur që të krijojmë një klub të futbollit dhe një shkollë edukative që kalon kufijtë e sportit.”, ka thënë Albatrit Matoshi, bashkëthemelues i F.C Hajvalia 2020.

Matoshi ka treguar se shkolla e futbollit që do të funksionoj në kuadër të këtij klubi do të angazhoj brenda saj disa prej trajnerëve të njohur të futbollit kosovar.

Ndërkohë, ata tashmë kanë marrë një mbështetje të madhe nga shoqëria, bizneset dhe bashkëatdhetarët që ta ngrisin në këmbë një klub që do të bëjë krenar një fshat të tërë.

Regjistrimi zyrtar i futbollistëe të rinjë do të nisë nesër, ndërkohë që klubi tashmë ka bërë publike në faqen e tyre në Facebook disa prej emrave që i janë bashkuar ekipës së parë.

Komento: