Hakan Calhanoglu është gati të rinovojë kontratën me Milan.
Mesfushori i kombëtares së Turqisë, Calhanoglu, ka qenë një nga lojtarët kyç të Milan, që nga ardhja e Stefano Pioli.
Lojtari po afrohet me fundin e kontratës, por është gati për rinovim. Sipas raportimeve nga Italia, Hakan kërkon 6 milionë euro për sezon, për të vazhduar qëndrimin në ‘San Siro’, transmeton lajmi.
Agjenti i Calhanoglu do të shkojë në Milano gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar marrëveshjen për klientin e tij.
Thuhet se shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e turkut.
Mbetet të shihet nëse Milan do të jenë të gatshëm t’i kënaqin kërkesat e lojtarit.