
Hakerat ia thyejnë llogarinë Barçës në ‘Twitter’.
Ata i kanë dalë përsëri ashtu si vite më parë.
“OurMine” kanë thyer llogarinë e Barcelonës në rrjetin social ‘Twitter’.
Ata kanë lënë disa mesazhe pasi e kanë bërë një veprim të tillë për herë të dytë, pasi ia kishin arritur edhe disa vite me parë.
“Përshëndetje, jemi OurMine. Lexuam disa mesazhe private dhe duket se Neymar do të kthehet”, “Përshëndetje, jemi OurMine. Niveli i sigurimit është më i mirë, por ende jo më i miri”, janë disa nga shkrimet që ata kanë lënë në faqe, derisa kanë shkruar edhe “#Bartomeuout”, duke i kërkuar largimin nga Barcelona.
