Haki Abazi dhe Fitim Haziri përplasen verbalisht, shkak mospajtimet rreth Qeverisë “Kurti”

15:55 | 14 Shtator 2023
haki-abazi-dhe-fitim-haziri-perplasen-verbalisht,-shkak-mospajtimet-rreth-qeverise-“kurti”

Deputet i pavarur, Haki Abazi është përplasur verbalisht me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Ata kanë ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit pas mospajtimeve rreth Qeverisë Kurti.

Ngjarja ka ndodhur në byfen e Kuvendit të Kosovës, pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, sipas burimeve të mediumit tonë.

Front Online ka pyetur deputetin Haki Abazi rreth kësaj ngjarje dhe ai e ka mohuar të jetë përplasur verbalisht me deputetin Haziri, por ka thënë që ka qenë vetëm diskutim.

“Kemi diskutuar,  pa përplasje,  por për parimet kolegjiale”, ka thënë ai për Front Online.

Deputeti Abazi është pyetur për arsyen e kësaj përplasjeje, por nuk ka dhënë detaje.

“Me vjen keq por jam i zënë në debatit për librat, flasim një here tjetër”, tha tutje ai.

Abazi, në fjalën e tij në Kuvend, kritikoi Qeverinë Kurti për një sërë dështimesh qeverisëse, të cilat, sipas tij, po i shkaktojnë shumë dëme vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Me këto konkluzione nuk është pajtuar deputeti Fitim Haziri, i cili i ka reaguar më pas, gjatë takimit të tyre në byfe.

Komento: