
Pas deklaratave të Abrashit ka reaguar Haki Abazi.
Anëtari i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratave të Arban Abrashit ku kishte thënë se në mënyrë që LDK të lidhë koalicion me VV’në duhet që të i japë kryeparlamentarin, presidentin dhe pesë ministri.
“Ato janë qëndrimet e tij. Nuk pasqyrojnë qëndrimet e partisë së tij”, ka thënë Abazi.
“Po të i kishte thënë dikush me rëndësi atëherë do conin peshë”, ka shtuar ai.