
Ish-deputeti i VV’së, Haki Abazi thotë se kryeministri Kurti do të jetë i izoluar nga ndërkombëtarët.Abazi këtë e tha në një prononcim për GazetaBlic ku komentoni biseden e djeshme të presidentes Osmani me ndihmëssekretarin e Shtetit, O’Brien, ku folën për dialogun.
Abazi shton se, kryeministri Kurti do të jetë në pozitë të tillë deri në momentin kur do të vendos të zbatojë Asociacionin.“Është sinjal i qartë që kryeministri Kurti është i izoluar deri në momentin që nuk përmbush premtimin e tij, të dhënë në Brukesel e në Ohër për realizimin e Asociacionit”.
Kujtojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, biseduan më 1 prill për rregulloret monetare në Kosovë dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit./Blic/