Haki Abazi shpërthen në lot gjatë emisionit, kjo është arsyeja

11:19 | 04 Gusht 2021

Haki Abazi shpërthen në lot gjatë emisionit.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka folur për herë të parë për një dhimbje të madhe që ka kapluar atë dhe familjen. Ai ka treguar për vdekjen e vëllait të tij në moshë të re.

Si mysafir në emisionin “N’nejë” ne ATV, Abazi, ka folur për ardhjen në jetë të djalit të tij Rilindit, në një kohe kur deputeti kishte humbur vëllain e tij Arbërin.

Ai me dhimbje ka folur për humbjen e vëllait, i cili ishte detyruar të largohet në vendet të Evropës për shkak të përpjekës së autoriteteve jugosllave që ta rekrutojnë atë në luftën në Kroaci.

Derisa ka folur për Arbërin, i cili në momentin e vdekjes ishte duke realizuar një film në gjuhën frënge, Abazi nuk ka arritur t’i ndal lotët.

Kjo është hera e parë që Abazi flet për historinë e dhimbshme të vëllait të tij që u largua nga Kosova si student.

Komento: