Haki Abazi: Thaçi po e përdor Mustafën për ta ndarë LDK-në

18:01 | 22 Prill 2020

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki bazi, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, se është duke e përdorur Isa Mustafën për ta ndarë LDK-në.

Me anë të një postimi në Facebook, Abazi mes tjerash shkroi se pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Shkrimi i tij i plotë:

Para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK, ndërsa tani po e përdor Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në.

Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike.

Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe gjithashtu, as nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës.

Komento: