Haki Abazi thotë se Kurti dha urdhër për shkarkimin e tij: Po kërkon njerëz që do ta votonin rrëzimin e tij

10:33 | 16 February 2023

Abazi: Kurti dha urdhër për shkarkimin tim, po kërkon njerëz që do ta votonin rrëzimin e tij.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se shefi i partisë së tij, Albin Kurti, ka dhënë urdhër për ta shkarkuar atë në posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme meqë “është duke kërkuar njerëz për shkarkimin e tij”.

“Kureshtja sot është për arsyen që ka sjellë deri tek urdhri nga kryeministri Kurti për shkarkimin tim. Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”.

Ai tha se kjo gjë është pritur pasi ka vendosur që të dalë në konferenca për shtyp dhe ka treguar për “dështimet kolosale” të Vetëvendosjes në dy vite qeverisje.

“S’është e papritur kjo gjë. Unë kam shprehur qëndrimet e mia në konferenca të rregullta për shtyp si deputet dhe si kryetari i Komisionit deri në momentin kur Kuvendi e aprovon urdhrin ose jo. Do të vazhdoj që në mënyrë direkte të shpreh mendimet e mia se çfarë ndodh përbrenda jetës politike parlamentare”.

“E përsëris edhe sot se unë nuk jap votë kundër Qeverisë Kurti dhe s’do e bëj Qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar. Tani kemi këtë kombinacion politik në Kosovë. Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, Grenelli nuk ekziston, Escobar s’është njeriu që mund të krahasohet me Grenell. Asnjë interes të vetëm s’e ka për të rrëzuar Qeverinë Kurti”.

Komento: