Haki Abazi ulet afër deputetëve të AAK-së, pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i VV-së

10:49 | 04 May 2023

Pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar, Abazi ulet afër deputetëve të AAK-së.

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.

Ky i fundit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ndërruar ulësen.

Ai është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndryshe, lidhur me përjashtimin e tij, Abazi ka pretenduar se kjo ka ndodhur pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia ka përmendur emrin në Kuvendin e Serbisë.

“Një javë pasi Vuçiq më përmendi dy herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, ka deklaruar ai. /Telegrafi

Komento: