Zgjedhjet e brendshme në LDK ka kohë që kanë filluar. Nga këto zgjedhje pritet të dal edhe kryetari ri i LDK-së.
Për këtë post deri me tani kanë shprehur gatishmërinë të kandidojnë disa zyrtarë të LDK-së.
Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu janë personat që deri tani kanë lënë të kuptohet se do të tentojnë marrjen e timonit të LDK-së, shkruan ORAinfo.
Por duket se për këtë post ambicie ka edhe kryetari i Istogut, Haki Rugova. Ai ka thënë se edhe ai mund të jetë në mesin e kandidatëve për kryetar të LDK-së.
“Edhe unë mund të jem, secili e ka të drejtën e shprehjes së vullnetit”, ka thënë Rugova.
Sidoqoftë ai ka thënë se ende është herët që të deklarohet përfundimit nëse do të jetë kandidat.
“Ende është herët që të vendos për kandidaturën, mirëpo çdo anëtar i Kryesisë apo nënkryetarë ka të drejt kandidimi”, ka thënë Rugova.
Kujtojmë që edhe kryetari i tanishëm Isa Mustafa ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të rikandidojë për kryetar të LDK-së. /ORAinfo/