Hakimi gati për sfidën ndaj Mbappes: “Shihemi së shpejti”

12:58 | 11 December 2022

“Shihemi së shpejti”, Hakimi gati për sfidën ndaj Mbappes.

Achraf Hakimi është gati për sfidën e ardhshme të përballjes me bashkëlojtarin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Maroku i Hakimit vazhdoi udhëtimin e tyre mbresëlënës në Katar, me një fitore 1-0 ndaj Portugalisë në çerekfinale, pas fitores në fazën e 1/8-tës ndaj Spanjës.

Franca siguroi vendin e saj në katërshen e fundit, me një fitore 2-1 ndaj Anglisë, pas fitores 2-1 në Al Khor, falë golave të Aurelien Tchouameni dhe Olivier Giroud.

Maroku ka thyer një barrierë historike, duke u bërë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale, dhe ata tani do të përballen me Francën në Al Khor më 14 dhjetor.

Megjithë aksionet e larta për të dyja skuadrat, Hakimi duket të jetë i sigurt për një tjetër rezultat tronditës, pasi postoi një mesazh të menjëhershëm në Tëitter për Mbappen, pas fitores së tyre ndaj Anglisë.

“Shihemi së shpejti shoku im”, ka shkruar Hakimi për ndeshjen ndaj Mbappes.

Kushdo që del fitimtar nga ajo garë do të kalojë në finale, me Argjentinën ose Kroacinë, më 18 dhjetor, në Lusail.

Komento: