Hakimi – PSG, po ndodh tani!

12:35 | 28 Qershor 2021

Mbrojtësi Achraf Hakimi do të transferohet në Francë te Paris Saint-Germain.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Hakimi do ta kompletojë sot transferimin në PSG.

Gjiganti francez ka fituar ‘garën’ me Chelsean për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Inter.

Parisienët do të shpenzojnë rreth 70 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili do të nëshkruajë kontratë pesë-vjeçare.

Drejtuesit Nerazzurë ishin të ‘detyruar’ të shesin një futbollist për të zgjidhur problemet e tyre financiare, dhe këtë do ta arrijnë përmes shitjes së Hakimit.

Komento: