Hakimi testohet për koronavirus, Inter bën të ditur rezultatin

17:23 | 23 Tetor 2020

Inter kanë njoftuar për rezultatet e testit të koronavirusit për Achraf Hakimi.

Hakimi ka testuar negativ në testet e koronavirusit, bën të ditur faqja zyrtare e Inter.

“FC Internazionale Milano ka njoftuar se Achraf Hakimi ka testuar negativ në testet e djeshme, pasi UEFA sillte teste pozitive për të, para ndeshjes ndaj Monchengladbach”, thuhet në faqen zyrtare të Inter.

“Lojtari, krejtësisht asimptomatik, ishte subjekt i testeve të vazhduara sot, për të vërtetuar gjendjen reale”, thuhet tutje.

Hakimi do të mund të jetë i gatshëm qysh në xhiron e ardhshme, pas rezultateve të pranuara sot.

Komento: