Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarëve: Postimet nuk shfaqin veprimet e institucionit

12:26 | 20 Janar 2026
hakohet-faqja-e-inspektoratit-te-prishtines,-komuna-qytetareve:-postimet-nuk-shfaqin-veprimet-e-institucionit

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar, duke kërkuar nga qytetarët që të mos besojnë në postimet që bëhen në këtë faqe, pasi që të njëjtat nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit.

Nga komuna është thënë edhe se, ekipet janë duke punuar për të rikthyer kontrollin dhe funksionimin e saj.

Postimi:

Te dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj.

Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Komento: