Halil Kastrati është humanisti më i njohur shqiptar që ka ndihmuar shumë familje shqiptare me vështirësi ekonomike.
Shoqata e tij ‘Jetimët e Ballkanit’ është një prej organizatave humanitare shqiptare më të suksesshmet deri më tash, shkruan ORAinfo.
Halili tashmë është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Ai së fundmi ka qenë mysafir edhe në emisionin “Oxygen” tek Besim Dina, ku ka folur për ҫështje të ndryshme.
Sot ai ka bërë postim kushtuar aksidentin të mbrëmshëm në Maqedoni.
“Me zemer te thyer jemi duke e ndjekur situaten e aksidentit ne Maqedoni. Lutjet tona jane per që humbën jetën qe Zoti ti meshiron e te plagosurit Zoti ti sheron ndersa familjareve Zoti sabrin e gajretin te ju shton”- ka shkruar Halili./ORAinfo/