Halil Kastrati është humanisti më i njohur shqiptar që ka ndihmuar shumë familje shqiptare me vështirësi ekonomike.
Shoqata e tij ‘Jetimët e Ballkanit’ është një prej organizatave humanitare shqiptare më të suksesshmet deri më tash, shkruan ORAinfo.
Halili tashmë është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Ai së fundmi ka qenë mysafir edhe në emisionin “Oxygen” tek Besim Dina, ku ka folur për ҫështje të ndryshme.
E për herë të parë ai ka folur edhe për gruan e tij, duke thënë se ajo është gjithmonë pranë djalit të tyre Uvejsit, i cili ka humbur shikimin.
Madje tha se kur Uvejsi humbi shikimin, ai për shkak të angazhimeve nuk mund të ishte pranë tij, por ishte gruaja asjo që i qëndroi pranë.
Ndryshe, Halili ende nuk na ka prezantuar me bashkëshortën e tij./ORAinfo/