Halil Kastrati fton qytetarët t’i bashkohen protestës nesër

19:56 | 06 Gusht 2025
Halil Kastrati fton qytetarët t’i bashkohen protestës nesër

Humanisti Halil Kastrati ka ftuar qytetarët të bashkohen sa më masivisht në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.

Kastrati iu ka bërë thirrje qytetarëve për protestë përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, qytetarët duhet të jenë të bashkuar për drejtësi, për UÇK-në dhe për të vërtetën.

Postimi i plotë:

“Kur padrejtësia bëhet ligj, protesta bëhet detyrë!”
Thirrje për protestë madhështore paqësore!
Kosova ka nevojë për zërin tonë!
Padrejtësia po troket te UÇK-ja!
Të bashkohemi, paqësisht dhe me dinjitet, për t’i dalë zot gjakut të dëshmorëve dhe sakrificës për liri!
📍 7 Gusht – Ora 17:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Ejani të gjithë!
Le të jemi bashkë për drejtësi, për UÇK-në, për të vërtetën!

Komento: