
Humanisti Halil Kastrati po qëndron në Hagë, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga mërgata, në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se UÇK është krenaria jonë, gjaku ynë, historia jonë.
Postimi i plotë:
Sot në Hagë, bashkë me zemrën e kombit tonë! ❤️🇦🇱
Jemi këtu për të protestuar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, për të mbrojtur kauzën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
UÇK është krenaria jonë, gjaku ynë, historia jonë!
Liria nuk gjykohet, liria është e shenjtë!