Halil Kastrati është humanisti më i njohur shqiptar që ka ndihmuar shumë familje shqiptare me vështirësi ekonomike.
Shoqata e tij ‘Jetimët e Ballkanit’ është një prej organizatave humanitare shqiptare më të suksesshmet deri më tash, shkruan ORAinfo.
Halili tashmë është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Ai vazhdon edhe më tej me ndihmat e tij, e sonte përmes një postimi ka dhënë një lajm të madh, duke njoftuar se ditëve në vazhdim do të nis ndërtimi i 100 shtëpive të reja./ORAinfo/