Halil Kastrati nuk ndalet, ja edhe sa shtëpi ndërtoi

22:47 | 21 May 2019

Kastrati vazhdon me ndërtimin e 11 shtëpive në Deçan.

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, ka njoftuar se do të bëjnë ndërtimin e 11 shtëpive në Komunën e Deçanit për familjet në nevojë.

Kastrati ka thënë se pas nënshkrimit të memorandumit bashkëpunimit me Komunën e Deçanit për ndërtimin e këtyre shtëpive, sot ka filluar ndërtimin e tyre.

Për secilën shtëpi që do të ndërtohet, Komuna e Deçanit do t’i jap nga pesë mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përmes donatorëve të saj.

Kastatit ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive në gjithë Kosovën, për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Komento: