Halil Kastrati nuk ndalet, nis shpërndarjen e ndihmave për familjet nevojtare në gjithë Kosovën

10:10 | 18 Mars 2020

Koronavirusi ka nisur të përhapet edhe në Kosovë.

Kjo ka bërë që shumë familje nga gjithë Kosova të vetizolohen për t’i ikur rrezikut që të preket nga ky virus.

E humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati ka nisur një aksion të madh për tu ndihmuar familjeve nevojtare në të gjitha komunat e Kosovës.

“Aksioni do te vazhdoje çdo dite neper familjet nevojtare ne krejt komunat e Kosoves, sot kemi filluar me familjet qe jane te regjistruara ne kuzhinen tone – Prizren. Stafi jone eshte i pergaditur me te gjitha masat mbrojtese per te arritur tek te gjitha familjet nevojtare. Lusim Zotin qe sa me shpejte te kalon kjo gjendje, te na e lehteson punen dhe ti shperblen bamiresit. O Zot ruaje popullin tone dhe mbare njerzimin”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Komento: