Matoshi ka folur për sukseses e Qeverisë Haradinaj.
Për të biseduar për gjendjen aktuale politike në vend, qeverinë në largim dhe atë në ardhje, të ftuar në ishin, Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe analisti politik, Imer Mushkolaj.
Për punën e Haradinajt, Halil Matoshi, tha se ai u tregua mjaft i suksesshëm, dhe për këto suksese, do të flitet në tërë dekadën e ardhshme.
Matoshi, shtoi se qeveria në largim, i ka kryer të gjitha punët e mëdha, si rezultat i kësaj, qeveria në ardhje mund të koncentrohet në fushën e ekonomisë.
“Është treguar shumë i suksesshëm ne mbrojtje të identitetit dhe sovranitetit të Kosovës, për këto gjëra do të flasim në televizione edhe për një dekade. I kemi kaluar kohërat e vështira, qeveria e ardhshme do të merret vetëm me krijimin e vendeve të reja të punës, pra gjendjen ekonomike, sepse punët që të rrezojnë përtokë, i ka kryer qeveria Haradinaj.”, tha Matoshi.
Tutje, ai i përmendi, sipas tij, disa na sukseset e qeverisë së tij.
“Ushtria e Kosovës, për të cilën i madh e i vogël nga politika kanë thënë se Haradinaj po na i prish raportet me Amerikën, por nuk doli ashtu. Tjetra, është taksa e vendosur nga kjo qeveri, e cila i prishi idetë për korrigjim të kufijve dhe idetë e tilla”, deklaroi Matoshi.