
Komentatori politik Halil Matoshi ka deklaruar se opozita në Kosovë ka pësuar një humbje të rëndë zgjedhore dhe ka munguar reflektimi politik pas rezultatit.
Duke folur në emisionin Politiko, Matoshi u shpreh se opozita duhej të dilte para publikut kosovar dhe të jepte dorëheqje kolektive, duke e cilësuar rezultatin si “humbje fatale”.
“Sonte opozita që të gjithë bashkë, kam pritë reflektim. Reflektimi do tëë thotë se sonte është dashtë para publikut kosovar me dhanë dorëheqje, që të gjithë. Humbje fatale”, shtoi tutje Matoshi në Politko.
Ai e vlerësoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit Albin Kurti si të merituar dhe plebishitare, duke theksuar se Kurti ka treguar vizion të qartë për drejtimin e vendit.
Sipas Matoshit, Kurti nuk ka vepruar vetëm në nivelin e politikave qeverisëse, por ka dëshmuar shkathtësi edhe në menaxhimin e lojës politike dhe në komunikimin publik.
“Fitore meritore, plebishitare e Albin Kurtit, i cili jo që ka vizion se ku ka me qu vendin, por bën politika edhe në lojat politike dhe gjuhësore, Albin Kurti u dëshmu më i shkathët”, tha Matoshi.
Deklarata e plotë: