Halimi: Bashkë me zyrtarët policorë, duhet të shkojë edhe Sveçla

18:04 | 03 December 2022

Sibel Halimi ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo kërkesë e Halimit vjen pas lajmit për suspendimin e zyrtarëve policorë që nuk i kryen detyrat, zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan që u vra mizorisht në oborrin e QKUK-së.

“Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka shkruar Halimi.

Sipas Halimit, shteti dështoi ta mbroj gruan që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, pasi e njëjta ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor.

“Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, shkroi Halimi,

Komento: