“Dorëheqja e vonuar, nuk e përmirëson shëndetësinë e anashkaluar”, tha zëdhënësja e LDK’së, Sibel Halimi teksa komentoi dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.
Për gjysmë mandati, tha Halimi, shëndetësia është anashkaluar, ku pati vetëm 5% të investimeve kapitale në këtë sektor.
“Me vetëm 5% realizim të investimeve kapitale – aty ku ato duhen më së shumti, kjo nuk mund të justifikohet kurrsesi. Dhe ç’është më e keqja, keqqeverisja dhe mosqeverisja në shëndetësi, nuk është përjashtimi, por rregulli, pasqyra më e mirë e kësaj paaftësie qeverisëse”, shkroi Halimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Dorëheqja e vonuar, nuk e përmirëson shëndetësinë e anashkaluar. Thuajse gjysmë mandati injorim e papërgjegjësi, nuk mbulohet me një të rënë të lapsit.
Me vetëm 5% realizim të investimeve kapitale – aty ku ato duhen më së shumti, kjo nuk mund të justifikohet kurrsesi.
Dhe ç’është më e keqja, keqqeverisja dhe mosqeverisja në shëndetësi, nuk është përjashtimi, por rregulli, pasqyra më e mirë e kësaj paaftësie qeverisëse.