Haliti akuzon Qeverinë se anashkaloi Vitinë: Dështim komplet i këtij katërvjeçari

12:38 | 29 November 2024
haliti-akuzon-qeverine-se-anashkaloi-vitine:-deshtim-komplet-i-ketij-katervjecari

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot në Klan Kosova, duke folur për Qeverinë Kurti, u shpreh se është një dështim komplet.

Haliti tha se Vitia është njëra prej komunave më të anashkaluara, njofton Klankosova.tv.

“Është dështim komplet i këtij katërvjeçari i qeverisjes aktuale. Është dështim edhe në përkrahje të komunave, mund të them ndoshta është edhe diferencim i disa komunave që nuk janë partiake nga qeveria aktuale”.

“Komuna e Vitisë është njëra prej komunave më të anashkaluara , mund të them edhe në rajon. Shikoje ndarjen e re buxhetore, i kemi vetëm 200 mijë euro edhe atë për individ”, u shpreh ai.

Komento: