
Sokol Haliti i LDK-së e mohon që ka pakënaqësi nga procesi i brendshëm zgjedhor në këtë parti.
Ai thotë se kanë bërë program të shkëlqyeshëm dhe procesi po shkon mirë.
“Zgjedhjet e brendshme janë demorkatike, statuare, një organizim i shëndoshë. Nuk ka asnjë pakënaqësi. Po i respektojmë normat statutare dhe po bëjmë program të shkëlqyeshëm”, u shpreh Haliti për “Front Online”.
“Është duke shkuar mirë procesi, ka ndoshta pakënaqësi, por janë të vogla”, theksoi Muhaxheri.
“Aktualisht po punojmë në riorganizimin e degëve në disa komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, e cila do të zgjerohet në disa nëndegë. Po ashtu po merremi edhe me riorganizimin e degëve jashtë Kosovës, ku ka një interesim të jashtëzakonshëm”, potencoi Haziri për “Front Online”.
LDK është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur katër udhëheqës: Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën dhe Lumir Abdixhikun./Front Online/