Haliti i PDK-së: Diplomacia duhet të jetë e politizuar, por jo e partizuar

09:26 | 01 Korrik 2024
haliti-i-pdk-se:-diplomacia-duhet-te-jete-e-politizuar,-por-jo-e-partizuar


Xhavit Haliti nga PDK-ja thotë se ambasadorët nuk e mbulojnë diplomacinë por është ndërmjetësues mes dy shteteve dhe përfaqëson politikat të tij.

“Ambasadorët nuk e mbulojnë diplomacinë, diplomacia është nga politikat e shtetit që krijon me vendet tjera. Të dërguarit special, janë krejt tjerë që shkojnë me realizuar një projekt. Ambasadori është ndërmjetësues në ndërmjet të dy shteteve dhe përfaqëson politikat të tij”, tha ai.

Haliti thotë për “Front Online” se të gjithë ambasadorët që kanë shkuar në shërbim, janë emëruar në linjë partiake.

“Diplomacia duhet të jetë e politizuar, por nuk duhet të jetë e partizuar, nëse partizohet është një problem në vete. Të gjithë ambasadorët që kanë shkuar në shërbim, janë emëruar në linjë partiake”, tha tutje ai.

Deputeti i PDK-së thotë se ambasadorëve nuk iu përgjigjen në kërkesat e tyre, as ministria, as drejtoria me çështje që kanë të bëjnë, prandaj sipas tij edhe bëjnë në gabime të ndryshme.

“Për ambasadorin është e rëndësishme përfaqësimi i Kosovës. Problemi është të paktën në bazë të informatave që kam, ambasadorëve nuk iu përgjigjen në kërkesat e tyre, as ministria, as drejtoria me çështje që kanë të bëjnë, prandaj edhe bëjnë në gabime të ndryshme”, tha ai.

Haliti thotë se ka informacione që një ambasador kosovar ka komunikuar me një ambasador të Serbisë dhe kjo nuk do duhej të ndodhte pa marr leje nga autoritetet dhe nga shteti.

“Ka ndodhë e kam takuar një X ambasador dhe më ka thënë se ishim në një takim dhe ishte aty edhe ambasadori i Serbisë dhe biseduam sepse ata mendonin se ne nuk do të bisedonim me ambasadorin e Serbisë, dhe në veprimet e tilla në kushte të tilla, ai nuk do të duhej në asnjë rast të bisedonte me ambasadorin e Serbisë, pa marrë leje nga autoritetet dhe nga shteti i tij, me qëllim që të ngarkohet edhe me atë se duhet flas me një ambasador që përballemi çdo ditë”, tha Haliti. /FrontOnline/

Komento: