Haliti i PDK-së: Kurti dhe Vuçiq disa herë kanë shkelur “vijat e kuqe”

20:33 | 02 Prill 2024
haliti-i-pdk-se:-kurti-dhe-vuciq-disa-here-kane-shkelur-“vijat-e-kuqe”

Anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend thonë për Front Online se Lajçak është përpjekur maksimalisht ta kryejë detyrën të cilën ia ka ngarkuar BE.

Sipas anëtarit të këtij komisioni, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, detyra e tij s’ka qenë e lehtë për tu përfunduar me sukses gjatë mandatit të tij.

“Misioni i tij ka qenë shumë i vështirë, posaçërisht kur kemi parasysh qëndrimet e ngurta dhe herë- herë të çuditshme nga akrobacionet politike të të dy kryenegociatorëve të cilët gjatë gjithë procesit  kanë bërë veprime dhe kanë mbajtur qëndrime të pa parashikueshme që kanë çuditur jo vetëm ndërmjetësuesit. Kurti e Vuçiq kanë ecë shumë herë nëpër vijnë e kuqe, duke nxjerrë probleme të cilat s`kanë qenë të parapara në marrëveshjet e mëparshme, si p.sh çështja e dinarit”, deklaroi Haliti për Front Online.

Haliti thotë për Front Online se si Kurti ashtu edhe Vuçiqi janë marrë më shumë me çështjet e nacionalizmit sesa me obligimet ndërshtetërore.

“Albini është marrë më shumë me problemin historik të çështjes shqiptare duke krijuar probleme të pa parashikuara nga marrëveshjet paraprake dhe duke u implikuar politikat në Shqipëri, Maqedoni e Luginën e Preshevës, kjo edhe si pasojë e politikave publike shoviniste të bazuara në Memorandumin e dytë  të Akademisë së shkencave të Serbisë dhe të Kishës serbe.  E cila tingëllon kështu: Atë që Serbia s ka arritur ta fitoj me luftë, duhet ta fitoj në Paqe”, theksoi Haliti.

Kulmi i provokimeve, sipas tij, ishte ngjarja në Banjska dhe përpjekja për të organizuar kryengritje të armatosur të serbëve në Veri të Kosovës .

“Pra Lajçak është përpjekur që të kryej detyrat e ngarkuara nga BE, pa llogaritur që në tryezë i ka dy negociatorë të cilët s’ ishin të gatshëm të zbatonin marrëveshjet. Prandaj edhe ka hasë në vështirësi , pengesa dhe akuza për çështje të ndryshme nga të dyja palët”, u shpreh Haliti.

Komento: