Haliti: Ja çfarë fituam me taksën ndaj produkteve serbe

22:07 | 30 Janar 2019

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur që marrëdhëniet me SHBA-të janë të forta sikurse kanë qenë gjithmonë dhe se koalicioni gjithashtu është i qëndrueshëm.

Haliti ka thënë se me taksën ndaj Serbisë mund të kenë humbur disa kompani serbe e disa të tjera në Kosovë, por sipas tij ka biznese që janë pasuruar nga kjo masë.

“Unë nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme që ia kanë vendos Serbisë…”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot mund të shohim nëpër dyqanet e Kosovës plotë produkte serbe me datë pasi është vendosur taksa.

Haliti ka thënë se subjekti të cilit i takon e ka bërë të qartë se Kosova do të ecë bashkë me Amerikën, përcjell Telegrafi.

“Gjithçka që rrëshqet nga këto linja do t’i kushtojë Kosovës më shumë se PDK-së”.
Haliti ka thënë se duhet kundërshtuar të gjithë ato ide që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me SHBA-në.

Komento: