Xhavit Haliti po tregohet i rreptë gjatë drejtimit të seancave të Kuvendit të Kosovës së Kosovës.
Albulena Haxhiu nga LVV dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë insistuar që të marrin një fjalë në seancën e Kuvendit e cila po mbahet sot.
E gjithë kjo është kundërshtuar nga drejtuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti.
Madje, të njëjtit dukshëm e kanë nervozuar Halitin.
“3 herë ke folë për këtë ligj, ski me folë ma e ke thanë fjalën tane bërtitë sa të duash, hajt”, i ka thënë Haliti- Haxhiut.
“Unë tash jam kryetar, u kry o burrë 5 herë ti ke folë për këtë teme”, i është drejtuar Haliti deputetit të Nismas, Bilall Sherifi.