Haliti ‘kapet’ me deputetët e opozitës: S’ki me folë ma, bërtit sa të duash – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Haliti ‘kapet’ me deputetët e opozitës: S’ki me folë ma, bërtit sa të duash

17:50 | 15 Prill 2019

Xhavit Haliti po tregohet i rreptë gjatë drejtimit të seancave të Kuvendit të Kosovës së Kosovës.

Albulena Haxhiu nga LVV dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë insistuar që të marrin një fjalë në seancën e Kuvendit e cila po mbahet sot.

E gjithë kjo është kundërshtuar nga drejtuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti.

Madje, të njëjtit dukshëm e kanë nervozuar Halitin.

“3 herë ke folë për këtë ligj, ski me folë ma e ke thanë fjalën tane bërtitë sa të duash, hajt”, i ka thënë Haliti- Haxhiut.

“Unë tash jam kryetar, u kry o burrë 5 herë ti ke folë për këtë teme”, i është drejtuar Haliti deputetit të Nismas, Bilall Sherifi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!