Haliti: Nga UÇK gjer tek Ushtria e Kosovës, kemi kaluar shumë sfida – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haliti: Nga UÇK gjer tek Ushtria e Kosovës, kemi kaluar shumë sfida

19:30 | 13 Dhjetor 2018

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti ka thënë se dita e nesërme është ditë e veçantë për Kosovën, ngase po bëhet Ushtria.

Haliti ka thënë se nga UÇK-ja deri tek Ushtria e Kosovës kemi kaluar nëpër sfida të rënda, përcjell lajmi net.

“Shteti i Kosovës po bëhet me kapacitete të domosdoshme për t’u mbrojtur dhe për të prodhuar siguri, jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin”, ka shkruar Haliti.

Postimi i plotë:

Dita e nesërme për Kosovën është një nga ditët më të veçanta të historisë së saj. Është dita kur Kuvendi i Kosovës do të miratojë 3 projektligjet që i hapin rrugën krijimit të ushtrisë së shtetit. Nga UÇK gjer tek Ushtria e Kosovës, kemi kaluar nëpër sfida tepër të rënda. Por kemi dalë gjithnjë fitimtar, duke pasur edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve, Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s, ku është e ardhmja e Kosovës.

Shteti i Kosovës po bëhet me kapacitete të domosdoshme për t’u mbrojtur dhe për të prodhuar siguri, jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin.

Ushtria e Kosovës, ashtu si dhe vetë populli dhe shteti i Kosovës do ta dëshmojnë çdo ditë përcaktimin e tyre për të qenë partner i besueshëm i vlerave të përgjithshme euroatlantike.

Komento: