Haliti: Rashiq tregoi se pas zgjedhjeve drafti shkon në Kushtetuese

18:38 | 28 October 2024
haliti:-rashiq-tregoi-se-pas-zgjedhjeve-drafti-shkon-ne-kushtetuese


Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Xhavit Haliti për “Front Online” deklaron se ministri i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq e ka treguar qartë pozicionin e tij, duke e cilësuar si person që i njeh marrëveshjet e arritura në Bruksel.

”Personalitet i denjë, personalitet që e ka të qartë pozicionin e të gjithëve në Kosovë dhe një personalitet që do e quaja si person që njeh marrëveshjet e arritura në Bruksel’’, thotë Haliti.

Haliti shton se duke dëgjuar deklaratën e tij, Rashiq tregon gatishmëri t’’ i zbatoj marrëveshjet e arritura.

‘’Është i gatshëm që duke qenë pjesë e institucioneve të Kosovës t’i zbatoj ato’’ deklaron ai.

Deputeti i PDK-së shprehet se pas zgjedhjeve në Kosovë mund të ndodhë shumëçka

 ‘’Tani edhe ne po themi që pas zgjedhjeve mund të ndodhë shumëçka”, tha Haliti.

Komento: