Haliti: S’ka NATO pa i zbatuar marrëveshjet e Brukselit

09:38 | 27 November 2024
haliti:-s’ka-nato-pa-i-zbatuar-marreveshjet-e-brukselit


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline, thotë se kur ai ishte ushtarë, në katundet e tyre kishte më shumë armatim, se sa armatimi që po shfaqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke potencuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë larg.

‘’Na katundet kemi pas aq armatim sa po qet ai në syret. Shumë larg anëtarësimit në NATO është Kosova’’ thotë ai.

Haliti, thekson se pa u plotësuar dhe zbatuar marrëveshjet e Brukselit, s’ka mundësi askush të bisedoj për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

‘’Disa çështje që duhet me i plotësuar pa e zbatuar marrëveshjen e Brukselit s’ka mundësi askush të bisedoj zyrtarisht me NATO-n lidhur me anëtarësimin. NATO është organizata politike dhe pas fillimit të zbatimit të marrëveshjeve mund të ketë zhvillime në 5 vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe mund të fillohet për të biseduar me NATO dhe për të marr statusin fillestar që është procedura që duhet plotësuar për të hyrë në NATO’’ thotë ai.

Deputeti i PDK-së, potencon se aktualisht Kosova nuk i plotëson kushtet për këtë anëtarësim.

‘’Aktualisht nuk e plotësojmë asnjë kusht por vullneti i qytetarëve të Kosovë është më i madh se çdo vend i BE që janë pjesë i NATO, ata nuk bëjnë përjashtim për askënd’’ thotë ai.

 

Komento: