“Halla Nefise” do t’iu befasojë me vjetët e saj

09:36 | 23 Janar 2020

Nuk do ta besoni sa vjet i ka “Halla Nefise”.

Aktorja afër të 80- tave. Seriali turk “Emri im është engjëll” ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Ata që e ndjekin këtë serial po e presin me padurim se si do të zhvillohet ngjarja tutje.

Në njërin prej roleve kryesor është “Halla Nefise” emri i të cilës është Serif Sezer. Në këtë rol aktorja i ofron mbështetje dhe i qëndron afër “Melekut” dhe fëmijëve të saj. Aktorja me rolin e saj arriti që shumë shpejt të pëlqehet, por kush është ajo jashtë serialit”? Şerif Sezer është 77 vjeçare, ajo ka lindur në Bursa. Aktorja ka diplomuar në Departamentin e Teatrit të Universitetit të Ankarasë.

Pas diplomimit, ajo ka filluar të punojë në Teatrin Shtetëror të Ankarasë. Në një projekt filmik aktorja ka luajtuar në vitin 1971 në personazhin e “Emines”, në filmin “Historia e një dite”.

Sa i përket jetës personale aktorja, në vitin 1971 është martuar me Azmi Arna dhe ka një vajzë të quajtur Deniz Arna. Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00.

Komento: