Sërish polemika në KQZ, Daka: Partitë po e shfrytëzojnë këtë institucion për të shpalosur platformat politike.
Edhe mbledhja e sotme e KQZ-së është karakterizuar me polemika mes anëtarëve dhe kryetares Valdete Daka.
Kjo e fundit tha se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat e tyre politike, shkruan lajmi net.
Fjala e Dakës shkaktoi reagime teksa ajo u kërkoi përfaqësuesve që të flasin me radhë.
“Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”, tha ajo.
E menjëherë pas kësaj reagoi anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.
“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”.
Ndërkaq, kryshefi ekzekutiv i KQZ-së bëri me dije se janë mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes email-it për t’u verifikuar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit.