Zgjedhjet e brendshme në PDK nuk po kalojnë qetë.
Një aktivit i PDK-së ka njoftuar se sot dega e kësaj partie në Podujevë e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Grupit Parlamentar, Rafet Llapashticën- i cili është baxhanak i Kadri Veselit, njofton express.
Llapashtica duket se është në krahun e gardës së vjetër në PDK, ndërsa garda e re ka votuar për shkarkimin e tij.
“Fatmir Rudari, Florete Zejnullahu, Arber Blaku, Endrita Murati dhe Bashkim Syla”, janë asmblistët që kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës.
PDK aktualisht është në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Vështirësi brenda këtij procesi janë regjistruar në disa degë të kësaj partie në Kosovë.