
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar dorëheqjen e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Rama ka thënë se Abdixhiku ka pasur kohë të mjaftueshme për ta treguar vetën, megjithatë sipas tij Abdixhiku ka dështuar në këtë mision.
“Tash, unë e kam përkrah që pesë vite, jam mundu me e ngrit LDK-në, jam mundu me i ndihmu Lumir Abdixhikut që njëherë ka dal i treti, dy herë i treti dhe tri herë i treti dhe mendoj që një njeri normal me mendësi të plotë duhet të lëshoj rend që të shtyhet procesi përpara. Është djal i ri, ka mundësi me reflektu dhe me u kthy prapa”, ka thënë Rama në Debat Plus.
“Kjo është e gjitha që unë mendoj për LDK-në, ku duhet ajo të jetë dhe të synoj. Çdo kush që është anëtar apo që është pjesë e anëtarësisë, lidershipit duhet të synoj për vendin e parë jo të jetë në vendin e tretë dhe të nënshtrohet disa inciativave autokratike të çifteve të VV-së apo Albin Kurtit në sektin e VV-së. Ose me negociu me ata e ma ua rrit jetën një personi apo një grupi të njerëyve që po e shkatërrojnë, varfërojnë vendin. Kjo është ajo që unë mendoj dhe kur e sho që njerëz të tillë e sot e qeverisin këtë vend ku çdo projekt madhor që dikush tenton me e bë e sabotojnë. Ne i kemi pru të gjitha proceset deri aty ku kemi mujt, dhe aty ku është dasht vetëm një tik nga niveli qëndror është blloku.”, ka thënë Rama.
I pari i kryeqytet ka hedhur edhe akuza ndaj Abdixhikut, duke e akuzuar se i njëjti ka tentuar ta sabotojë.
“Është djal i ri ka mundësi me reflektu dhe mu kthy mrapa. Siç po dëgjoj që ka thirr shefin e asamblesë të LDK-së, Egzon Pacollin shko negocio me Gëzim Sveçlën për me ia marr shumicën Përparim Ramës. Çka me i thënë atij, mendësi e gabueshme sepse kur e sheh që qe pesë vite kjo qeveri e lufton kryeqytetin që është e LDK-së bashkë me Përparim Ramën dhe ti duhesh ti ndihmosh atij e jo të merresh me organizime të këtyre rrenave që i qesin në publik, është për të ardhur keq”, ka shtuar Rama.
Pas deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ky i fundit, përmes një mesazhi të shkurtër dhe fotoje në Facebook.
“LDK vetëm e LDK-së!”, shkruan kreu i partisë, derisa në foto shihet duke shijuar njw filxhan kafe me flamurin Dardan.