Hallakamë të Roma, Totti jep dorëheqje?

15:23 | 18 Maj 2019

Gjiganti nga Serie A, Roma po kalon njëfarë revolucioni, si në dhe jashtë fushës.

Problemet me trajner dhe me disa futbollist që kanë dhënë gjithçka për klubin ka bërë që Roma të jetë në krizë të madhe.

Me të përfunduar sezoni nga Roma do të largohet edhe mesfushori Daniele de Rossi, të cilit nuk ju vazhduar kontrata nga presidenti i klubit, duke bërë që tifozët e Romës të protestojnë për disa ditë, përcjell ORAinfo.

Tifozët e Romës tani kanë marrë edhe një lajm tjetër shokues. Drejtori i klubit dhe legjenda e klubit Francesco Totti thuhet se po konsideron një largim nga klubi – për të ndjekur një projekt të ri.

Totti ka qenë në stafin e Romës që prej daljes në pension të tij, por revolucioni në Giallorossi duket se ka marrë një tjetër viktimë. /ORAinfo/

Komento: