Hamidi: 134 pjesëtarë e kanë braktisur FSK-në për shkak të paknaqësive për paga

22:22 | 02 Korrik 2024
hamidi:-134-pjesetare-e-kane-braktisur-fsk-ne-per-shkak-te-paknaqesive-per-paga

Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , ka përsëritur të dhënat zyrtare për numrin e madh të pjestarëve që kanë braktisur FSK-në, në vitin e kaluar për shkak të kushteve, shkruan Front Online.

“134 pjesëtarë e kanë braktisur FSK në vitin e kaluar, kryesisht për shkak të paknaqësive për paga. Edhe ministri i mbrotjës, Maqedonci ka thënë se ky është një numër i madh”, është shprehur Hamidi.

Ai ka thënë se në Kosovë pjestarët e FSK-së kanë pagë të ulët dhe madje, këtë e quan ofenduse ndaj tyre, duke e krahasuar pagen e tyre me meditjet e deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

“Paga mesatare e ushtarit është rreth 600 euro, ndërsa pagat e rreshterit deri te majori sillen nga 700 deri në 1000 euro, është pagë e ulët. Pse duhet ushtarin me nënvlersu me pagë, ose pse duhet me pas pagën sa tri meditje sa i marrin deputetët në seancat e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë tutje Hamidi.

Pjesë nga ky debat:

Komento: