Hamidi e quan Konjufcën dyfytyrësh: Lista Serbe është shpërblyer me 360 mijë euro, por ai nuk ka reaguar

21:38 | 05 Dhjetor 2024
hamidi-e-quan-konjufcen-dyfytyresh:-lista-serbe-eshte-shperblyer-me-360-mije-euro,-por-ai-nuk-ka-reaguar

Gazetari Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për siç e quan ai, dyfytyrësinë e tij lidhur me mbështetje për Listën Serbe dhe pasivitetin e tij ndaj veprimeve të deputetëve serbë.

Hamidi vlerësoi se është mbështetur Lista Serbe me 360 mijë euro këtë vit, por Konjufca nuk ka reaguar për mungesën e deputetëve të saj në seanca.

Ai e kritikoi për heshtjen e tij ndaj veprimeve të deputetëve të Vetëvendosjes, edhe të Listës Serbe, duke thënë se veprimet e tij janë thjesht kalkulime politike.

“Deputetët po marrin paratë pa shkuar kurrë në seanca. Edhe Glauk Konjufca nuk ka bërë zë, ka kalkuluar politikisht” tha Hamidi.

Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

Komento: