Hamiti: Këtë 18 vjetor të pavarësisë e presim me shqetësime, viti 2025 kaloi në paralizë institucionale, ishte i humbur

19:05 | 14 Shkurt 2026
hamiti:-kete-18-vjetor-te-pavaresise-e-presim-me-shqetesime,-viti-2025-kaloi-ne-paralize-institucionale,-ishte-i-humbur

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët e vendit, këtë 18 vjetor të pavarësisë, përveç se më gëzim, e presin edhe me shqetësime për gjenden e viteve të fundit.

Hamiti ka deklaruar, se për dy vite, vendi ishte nën sanksione të BE’së, dhe se, dialogu strategjik me SHBA’të është pezulluar.

‘’Në vigjilie të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ne, shtetasit e këtij vendi, e presim me gëzim festën më të madhe në historinë tonë, por jo pa shqetësime për gjendjen e viteve të fundit. Ishim dy vjet e gjysmë nën sanksione të ashpra të BE-së. Po ashtu edhe me Dialog Strategjik të pezulluar me SHBA-të nga shtatori i vitit të kaluar. Këto ndodhën në kohën e lidershipit të vendit tonë që erdhi nga zgjedhjet nacionale të para pesë viteve, më 14 shkurt 2021.

Për më tepër, viti 2025 kaloi në paralizë shoqërore dhe institucionale. Ishte vit i humbur për Kosovën’’, ka deklarua ai.

Komento: