Hamiti: Kurti dhe Gërvalla ta ndalin praktikën e organizimit të tubimeve elektorale në diasporë

13:08 | 19 November 2024
hamiti:-kurti-dhe-gervalla-ta-ndalin-praktiken-e-organizimit-te-tubimeve-elektorale-ne-diaspore

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për organizmin e tubimeve elektorale në diasporë.

Ai kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla që ta ndalet kjo praktikë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vlerësuar se kjo po bëhet duke i keqpërdorur resurset e shtetit, ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vende e BE-së.

“Albin Kurti dhe Donika Gërvalla-Schwarz duhet ta ndalin praktikën e organizimit të tubimeve elektorale në diasporë, duke keqpërdorur resurset e shtetit, ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Komento: